Kërkohet dorëheqja e Mickoskit!

Desk
By Desk October 28, 2020 09:08

Kërkohet dorëheqja e Mickoskit!

Kryetari aktual i komunës së Kavadarcit dhe ish-nënkryetari i VMRO-DPMNE, Mitko Jançev ka bërë thirrje për protestë më 2 nëntor para selisë së VMRO-DPMNE-së për dorëheqjen e kreut aktual të kësaj partie, Hristijan Mickoski, përcjell INA.

Jançev këtë njoftim e ka bërë përmes rrjeteve sociale, duke nënvizuar se Mickoski ka humbur zgjedhjet e fundit dhe se ai duhet të ikë nga kreu i partisë.

Protesta është thirrur më 2 nëntor në mesditë para selisë së partisë më të madhe opozitare. Jançev është pjesë e një grupimi për reforma në VMRO-DPMNE që kërkon kongres të ri partiak. 

Desk
By Desk October 28, 2020 09:08