Kërkohet narko test vullnetar për deputetët. LSDM: Përkrahim nismën, të sqarohen dyshimet

Desk
By Desk May 17, 2019 19:13

Kërkohet narko test vullnetar për deputetët. LSDM: Përkrahim nismën, të sqarohen dyshimet

Grupi i 8 deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së kërkojnë që prej të hënës kuvendi të mundësojë kushte për ekip mjekësor i cili do të testonte nëse deputetët përdorin ose jo lëndë narkotike.

Sigurisht që testimi do të ishte vullnetar. Përveç deputetëve, testim i njëjtë kërkohet edhe për funksionarë të tjerë, kryetarë komunash e gjykatës.

Nga LSDM pajtohen me këtë iniciativë, por nuk duan të spekulojnë tani se çfarë do të ndodhë nëse ndonjëri nga deputetët del pozitiv në test.

“Këtë nismë duhet ta shqyrtojë kryetari i Kuvendit dhe të vendos në pajtueshmëri me autorizimet. Për ne është e pranueshme. Nuk do të doja të spekuloj për situata që eventualisht do të mund të ndodhnin. Fillimisht të përfundoj ky kontroll dhe pastaj jemi në dispozicion të përgjigjemi për këtë situatë”,- deklaroi Jagoda Shahpaska nga LSDM.

Nisma është përkrahur edhe nga VMRO. Opozita thotë se është e papranueshme që deputeti i cili posedon certifikatë të sigurisë është i kyçur, siç thanë, në aferë me narkotikë dhe me nëntokën.

“Ekziston dyshim i fuqishëm se Pavle Bogoevski është pre e lehtë që u dëshmua edhe me audio-incizimet të shpallura në internet, të jetë i nënvlerësuar apo i detyruar që njohuritë nga dokumentet e klasifikuara të përfundojnë në tregun e zi. Kjo është rrezik serioz i sigurisë për shtetin dhe Bogoevski, si i diplomuar në fakultetin e sigurisë, asistent mentor në Akademinë Policore, shumë mire e di, por na befason dhe lë hapësirë për dyshim se pse ende insiston që të mos tërhiqet nga funksioni i deputetit”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Desk
By Desk May 17, 2019 19:13