Kërkohet paraburgim i menjëhershëm për Mijallkovin

Prokurorja e lëndës ka deklaruar që masa e paraburgimit shtëpiak nuk është e mjaftueshme, dhe se tani kërkohet që Sasho Mijallkovit t’i shqiptohet masa e paraburgimit.
Prokurorja tha se MPB nuk ka mjete teknike për video-incizim 24 orësh, raporton SHENJA.
Prokurorja tha se Mijallkov ka leje qëndrimi edhe në Pragë, ku atje ka edhe dy makina.
Ajo tha se bëhet fjalë për njeri që posedon biznese private dhe kjo mundëson që i njëjti të organizon logjistik dhe të arratiset.
Edhe për të akuzuarin Toni Jakimovski është kërkuar që të shqiptohet masa e paraburgimit