Kërkohet transferim më i madh i parave në bazë ditore, nga 5 mijë në 10 mijë euro

Kërkohet transferim më i madh i parave në bazë ditore, nga 5 mijë në 10 mijë euro

Me nismë të qytetarëve, BDI-ja dorëzoi propozim në Qeveri për të rritur kufirin e parave në dorë që mund të transferohen nga një llogari në llogari tjetër transaksioni, konfirmojnë nga kjo parti për Alsat.

BDI kërkon nga Qeveria që nga 5000 euro, shuma të rritet në 10.000 euro në ditë, pa u njoftuar Njësia e inteligjencës financiare. Bëhet fjalë për institucion që kontrollon transferimet më të larta të parave për shkak të sigurisë, anti-terrorizmit apo pastrimit të parave. Megjithatë, BDI nuk u përgjigjën përse e kërkojnë këtë masë. Konfirmim se diçka e këtillë ka arritur në Qeveri morëm edhe nga këshilltari ekonomik.

Kishte një kërkesë të tillë, por ende nuk kemi marrë vendim. Sigurisht, para se të marrim mendim nga të gjitha institucionet përkatëse që e kontrollojnë këtë dhe që çdo ditë punojnë për këtë, nuk mund të them se mund të marrin vendim të tillë – deklaroi Fatmir Bytyqi- këshilltar qeveritar.

Nga Njësia e inteligjencës financiare për Alsat thonë se të gjitha propozimet janë duke u shqyrtuar.

Sa i përket ndryshimit të pragut për realizimin e transaksioneve përmes transferimit të shpejtë të parave në bazë ditore, brenda Ministrisë së financave, aktualisht janë duke u bërë disa analiza, nga të gjitha aspektet e mundshme, si dhe nga aspekti i abuzimeve me pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit – thonë nga Drejtoria e Inteligjencës Financiare.

Reagime në opinion shkaktoi edhe vendimi në fund të vitit të kaluar kur deputetët vendosën që kufiri për pagesë në dorë prej në 500 euro të rritet në 3000 euro. Edhe ky kufizim ishte pjesë e Ligjit për pengimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Ile Petrevski

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Maj, 2020 18:21

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

MARKETING