Kerry: 100 miliardë dollarë ndihmë për vendet e varfra

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:11

Kerry: 100 miliardë dollarë ndihmë për vendet e varfra

Njëqind miliardë dollarët e premtuar nga vendet e pasura për vendet e varfra mund të dorëzohen në vitin 2022, një vit më herët nga sa mendohej më parë, tha sot i dërguari amerikan për Klimën, John Kerry, sipas “The Guardian”.

“Zotimi i Japonisë për të paguar dy miliardë dollarë në vit do të zhbllokojë tetë miliardë dollarë të tjerë në vit në paratë e sektorit privat”, tha Kerry.

Një raport i OECD-së i 25 tetorit deklaroi se vendet në zhvillim do të kenë akses në 97 miliardë dollarë fonde publike dhe private në 2022 dhe 106 miliardë dollarë në 2023.

“Kjo do të thotë se deri në vitin 2022 ne do të kemi të gjithë 100 miliardë dollarët që donim dhe 100 miliardë dollarë në të ardhmen, kështu që le ta heqim këtë problem nga tryeza. Kjo ndryshon dinamikën”, shtoi ai./atsh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:11

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...