Këshilla për foshnjat 0-12 muajsh, zhvillimi i femijes

Këshilla për foshnjat 0-12 muajsh, zhvillimi i femijes

Prof. Selaudin Bekteshi

Zhvillimi i femijes

Me shprehjen zhvillim i femijes ose me drejt rritje dhe zhvillim i femijes ne kuptojme ne pergjithesi shtesat dhe ndryshimet ne peshe e ne gjatesi qe nga lindja e femijes e deri ne perfundimin e rritjes se tij.

Megjithese pesha e gjatesia jane tregues kryesore per te vleresuar zhvillimin e femijes ne e kemi per detyre te mesojme prinderit se vetem ato nuk jane te mjaftueshme per te gjykuar mbi zhvillimin e foshnjes.
Atehere me te drejte do te dale pyetja: Cfare tjeter do te kemi parasysh per te vleresuar zhvillimin e femijes si dhe shendetin e tij te mire.

Ne si mjeke e si prinder e gjykojme zhvillimin e femijes nga pesha e gjatesia qe ai ka ne moshe te caktuar, nga perpjestimi i drejte ne mes te pjeseve te ndryshme te trupit, nga madhesia e rrethit te kokes, te gjoksit, te barkut, nga dalja e dhembeve. Keto te dhena na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin fizik, mbi zhvillimin e trupit te femijes sipas moshes se tij.

Por njekohesisht nuk do te mjaftohemi me te dhenat mbi zhvillimin fizik te femijes. Krahas ketyre ne do te shikojme e do te vleresojme edhe zhvillimin psikik e nervor te femijes, zhvillimin e trurit te tij, qe paraqitet me aftesine qe ai ka per te njohur, per te kuptuar, per t’u lidhur me njerezit e sendet qe e rrethojne, per te folur, per te bere pyetje, per te shfaqur mendime.

Te dhenat e siperme na japin mundesine te gjykojme mbi zhvillimin psikik, mbi zhvillimin e trurit te femijes, pershtatur moshes se tij. Ne fund ne vleresojme edhe aftesine e femijes per te bere levizje te ndryshme te trupit, per te kapur sende, per te qendruar ndenjur e ne kembe, per te ecur, per te vrapuar e keshtu me radhe.
Keto aftesi te femijes sipas moshes se tij i vleresojme si zhvillimi i levizjeve ose zhvillim motorik.

Perfundimisht kur vleresojme zhvillimin e femijes do te kemi parasysh keto tregues:
– treguesit e zhvillimit te trupit, zhvillimin fizik,
– treguesit e zhvillimit te trurit, te kuptuarit, te menduarit, zhvillimin psikik.
– treguesit e zhvillimit te levizjeve, zhvillimin motorik.

Detyrat e prinderve

Prinderit dhe gjithe familjaret kane detyrime te medha per rritjen e zhvillimin e mire te femijes. Femija i perket familjes por njekohesisht i perket edhe shoqerise. Prinderit e kane detyre te merren me rritjen e mire te femijes.

Ata duhet te gjenden prane femijes se vogel, te verejne me kujdes cdo ngjarje te zakonshme e te jashtezakonshme qe lidhet me te, ta vendosin ne dhomen me te ndricuar e me te paster, te pajisur me shtratin , me veshmbathjen dhe sendet e tjera te nevojshme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 15, 2016 07:02

REKLAMA

PARTNER