Këshilli Gjyqësor dënon fjalorin e kreut të BFI-së
Këshilli Gjyqësor sonte e dënoi deklaratën e kreut të BFI, Sulejman Rexhepi, i cili, siç thuhet në reagimin e këshillit, bëri deklaratë ku shprehte dënimin me vdekje për gjyqatësen e cila vendosi për ndërrimin e tij nga detyra, përcjell FLAKA.
Në të njëjtën kohë, Këshilli Gjyqësor i RMV dënon me forcë përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe pret që autoritetet kompetente të ndërmarrin aktivitetet e duhura në të ardhmen e afërt.
Këshilli Gjyqësor i RMV, sikurse deri më tani, thuhet në deklaratë, do të mbrojë integritetin dhe reputacionin e gjyqtarëve kur rrezikohet në mënyrë të pabazuar gjatë kryerjes së punës gjyqësore. FLAKA

