Këshilli i ambasadorëve: Forcim i institucioneve, e jo zgjedhje të shpeshta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 09:41

Këshilli i ambasadorëve: Forcim i institucioneve, e jo zgjedhje të shpeshta

Shoqata për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” me kujdes të posaçëm i ndjek ngjarjet në politikën e jashtme, përfshirë këtu edhe ato nga situatat e brendshme të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në integrimet evropiane të vendit.

Këshilli i ambasadorëve, siç thuhet në kumtesë, e përshëndet përkrahjen për perspektivë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të shprehur në Deklaratën e Samitit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor muajin e kaluar.

Megjithatë, Këshilli shpreh keqardhje se, edhe pas shumë herësh pas gatshmërive të shprehura për zgjërimin e BE-së, liderët e vendeve anëtare nuk gjetën forcë të caktojnë një datë konkrete për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare BE-Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe BE-Republika e Shqipërisë, edhe përkundër konstatimit shumë herë të përsëritur se të dy vendet i plotësojnë kriteret për fillim të bisedimeve.

“Këshilli i Ambasadorëve lartë i çmon përpjekjet e Antoni Blinken, sekretar i stetit i SHBA-së dhe Josif Borel, përfaqësues i lartë i Politikës së Jashtme të BE-së për gjetjen e një zgjighjeve të shpejtë në kontestin me Bullgarinë në favor të zhbllokimit të procesit të eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Këshilli u bënë ftesë liderëve bullgarë për vetëpërmbajtje dhe arsyeshmëri dhe në vend të bllokimeve të mëtutjeshme të demonstrojnë përkrahje miqësore në procesin e bashkangjitjes së vendit tonë Bashkimit Evropian.

Këshilli i Ambasadorëve e përkrah mbajtjen e sukseshme të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dhe e cilëson si një provim të sukseshmëm të demokracisë dhe forcimit të institucioneve të sistemit dhe konsideron se është e domosdoshme të mbahet rruga e reformave dhe të kthehet besimi i qytetarëve në ardhmërinë prosperuese të vendit.

Këshilli i Ambasadorëve i fton forcat politike të pozitës dhe opozitës që fuqimisht të angazhohen në qeveri dhe Kuvend për përmbushjen e reformave që duhet bërë në të gjitha lëmenjtë e jetesës për integrim sa më të shpejt të vendit në BE se sa energjinë e tyre më kotë ta harxhojnë në organizimin e zgjedhjeve të shpeshta të parakohëshme.

Këshilli i fton institucionet e BE-së dhe vendet anëtare që nëpërmjet hapave konkret të demonstrojnë përkrahje konstruktive dhe të qartë që vendi së fundi t’i fillojë bisedimet për anëarsim të plotë në BE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 09:41
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.