Këshilli i Evropës: Qeveritë nuk duhet ta përdorin krizën për heshtjen e gazetarëve

Desk
By Desk April 30, 2020 12:45

Këshilli i Evropës: Qeveritë nuk duhet ta përdorin krizën për heshtjen e gazetarëve

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq u bëri thirrje qeverive të mos e kufizojnë lirinë e mediave gjatë pandemisë së Kovid-19 dhe paralajmëroi për trendin e frikësimit dhe sulmit mbi gazetarët.

“Qeveritë po përballen me sfida të papara gjatë krizës me koronavirusin, por gjendja nuk duhet të përdoret që të heshtën gazetarët”, paralajmëroi Pejçinoviq Buriq në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Mediave – 3 Maj.

Sipas saj, “mediat duhet lirisht të raportojnë për të gjitha aspektet e krizës”.

Pejçinoviq Buriq konsideron se me “raportim të ndërgjegjshëm, gazetarët munden ta parandalojnë përhapjen e panikut dhe t’i theksojnë shembujt pozitivë në shoqëri”.

Vitin e kaluar janë regjistruar 142 kërcënime serioze mbi lirinë e mediave në 47 anëtare të Këshillit të Evropës, theksohet në raportin e Platformës partnere të Këshillit të Evropës për përmirësimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së punonjësve mediatikë./MIA

Desk
By Desk April 30, 2020 12:45