Këshilli nacional për Eurointegrime, Dimitrov: Të fillojnë bisedimet me BE-në

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Dhjetor, 2021 19:38

Këshilli nacional për Eurointegrime, Dimitrov: Të fillojnë bisedimet me BE-në

Pas 12 rekomandimeve pozitive nga KE, është koha të fillojnë bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian, tha zv.kryeministri për eurointegrime Nikolla Dimitrov, para anëtarëve të këshillit nacional për eurointegrime.

Raporti ka theksuar progresin që kemi bërë, ndonëse reformat i bëjmë për të sjellur vlerat evropiane tek ne, theksoi në kuvend Dimitrov.

“Ajo që neve na duhet është fillimi I bisedimeve. Ajo që neve na shtyhen bisedimet, krijon përshtypje se sapo të ndodh kjo, do të ndryshohen gjërat brenda natës, por ndryshimet nuk ndodhin brenda natës, dhe ajo që krahasohemi me vende që veçmë janë në bisedime para disa vitesh, dëshmojnë se bisedimet nuk do të jenë shkop magjik. Ato janë zinxhir i reformave” – tha Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov.

Deputetët: Bisedimet përshpejtojnë reformat

Deputetët njëzëri kërkojnë fillimin e bisedimeve me BE-në dhe me këtë të përshpejtohet edhe procesi i reformave në vend.

“Me të vërtetë është koha për fillimin e bisedimeve. Pres që këtë hap dhe ide ta bëjë realitet Bashkimi Evropian” – deklaroi deputetja, Gordana Siljanovska Davkova.

“Raporti për këtë vit qartë tregon se si shumicë parlamentare kemi treguar përkushtueshmërinë për realizimin e axhendës” – u shpreh deputeja, Sonja Mirakovska.

Veto-ja eventuale nga ana e Bullagrisë më 14 dhjetor do të ul kredibiliteitn e BE-së dhe do të humb vullnetin për realizimin e reformave, kur për kthim nuk kemi datë për bisedime nga BE, u konstatua në këshillin nacional për eurointegrme. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Dhjetor, 2021 19:38