Këshilli nismëtar për ndryshim: Çdo ditë e kaluar nga Mickoski në kabinetin e kryetarit i kushton partisë shtrenjtë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:39

Këshilli nismëtar për ndryshim: Çdo ditë e kaluar nga Mickoski në kabinetin e kryetarit i kushton partisë shtrenjtë

Debakulli i mbrëmjes së sotme është prova më e mirë se Hristijan Mickoski nuk ka mbështetje. Autoriteti i tij ka humbur në mënyrë të pakthyeshme dhe uzurpimi i mëtejshëm i detyrës vetëm e shkatërron partinë, thonë Këshilli nismëtar për ndryshime në VMRO-DPMNE, përcjell FLAKA.

“Vetëm disa ditë më parë, iniciativa civile”Boll më “në Tetovë mblodhi disa mijëra qytetarë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, dhe Mickoski me të gjithë strukturën partiake të VMRO-DPMNE nuk arriti të mobilizojë më shumë se 1,500 njerëz.Çdo ditë e kaluar nga Mickoski në kabientin e kryetarit, i kushto shtrenjtë partisë. Nëse ai ndjen të paktën pak respekt për VMRO-DPMNE, Mickoski duhet të tërhiqet, të thirr një kongres të jashtëzakonshëm dhe të lejojë një udhëheqje të re dhe më të aftë të fitojë mbështetjen e njerëzve”, thuhet në deklaratën nga Këshilli nismëtar që kërkon ndryshim në parti. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:39