Këshilltarët marrin 3.5 milion euro në vit nga arkat komunale
Tre milion e gjysmë euro në vit nga arkat komunale shkojnë në llogaritë e këshilltarëve, tregon analiza e Qendrës për Komunikime Civile, përcjell FLAKA.
Kryetarët e Këshillave marrin një shumë prej 30% më të lartë se këshilltarët. Një kusht për të paguar shumën paushall është që të ketë seancë të mbajtur për çdo muaj. Këshilltarët e Qytetit të Shkupit marrin shumën më të madhe mujore me një pagë mesatare prej 24 mijë denarë, por ata gjithashtu mbajnë më shumë seanca gjatë muajit.
Qëllimi i këtij hulumtimi të Qendrës për Komunikime Civile, është të tregojë para zgjedhjeve lokale se këshilltarët komunalë kanë fuqi dhe ndikim të madh në jetën e qytetarëve. FLAKA