Këto 6 ushqime duhet t’i konsumoni çdo ditë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Shtator, 2022 22:37

Këto 6 ushqime duhet t’i konsumoni çdo ditë

Dhurata më e mirë që mund t’i bëni trupit tuaj, është të ushqeheni shëndetshëm.

Kështu që këtu është lista e disa nga ushqimet më të shëndetshme, që ia vlen të vendosni në pjatën tuaj çdo ditë.

Vezët  janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave. E verdha e vezës siguron vitamina dhe lëndë ushqyese për vezën. Një nga përfitimet e mëdha të vezëve është se ato rrisin funksionin e trurit.

Kosi, për shkak të vitaminës D që përmban, kosi ndihmon në forcimin e kockave, prandaj dhe në trajtimin e osteoporozës, gjithashtu forcon sistemin imunitar.

Vaji i ullirit konsiderohet si vaji më i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acidit oleik, i cili arrin 83% dhe i përket yndyrnave mono të pangopura. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe mirëmbajtjen e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak, ndërsa ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Shafran i Indisë: Sipas studimeve, shafrani  ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat potencialisht mbrojnë kundër zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit.

Kanella përmban substanca që kanë efekte të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore, me përbërësit e saj që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak. Në fakt, studimet tregojnë se konsumimi ditor i kanellës mund të zvogëlojë diabetin.

Verë e kuqe: Nuk mund ta imagjinoni sa shumë do të përfitoni,  duke pirë një gotë verë të kuqe çdo ditë. Së pari, ul kolesterolin, mbron zemrën, kontrollon sheqerin në gjak, rrit kujtesën dhe shkatërron qelizat kancerogjene që lulëzojnë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Shtator, 2022 22:37

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare