Këto grupe gjaku e vuajnë më shumë virusin COVID-19

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 23:34

Këto grupe gjaku e vuajnë më shumë virusin COVID-19

Në një kohë që e gjithë bota po përballet me valën e dytë të infektimeve me Covid-19, një studim i ri në Kanada ka zbuluar se edhe grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me këtë virus.

Kështu njerëzit me grupin e gjakut C kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus në krahasim me grupet e tjera të gjakut.Gjithashtu, personat me një grup gjaku negativ (O-, A-, B- ose AB-) kanë një rrezik 21% më të ulët të infektimit me koronavirus sesa ata me një grup gjaku pozitiv.

Më tej në studim thuhet se njerëzit me grupin e gjakut C kanë 13% dhe 19% më pak të ngjarë të kenë simptoma të rënda Covid-19 ose të vdesin nga Covid-19. Prandaj, personat me grup gjaku negativ O- janë më pak të rrezikuar se çdo grup gjaku tjetër.

Rreziku i infektimit nga SARS-CoV-2 është 15% më i lartë për grupin AB se sa për grupin A dhe 5% më i ulët për grupin C sesa për grupin A. Personat me grupin B kanë një rrezik 21% më të lartë të infektohen me Covid-19 sesa ata me grupin A.

Ndërkohë kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në gjithë botën janë infektuar me Covid-19, mbi 60 milion njerëz dhe nga këto kanë humbur jetën 1.4 milion të tjerë.

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 23:34