“Këtu i sillja lopët”, Emina bëhet nostalgjike gjatë vizitës së vendlindjes

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 14 Shtator, 2020 22:56

“Këtu i sillja lopët”, Emina bëhet nostalgjike gjatë vizitës së vendlindjes

Emina kujton me nostalgji ditët e fëmijërisë, që i kaloi në vendlindje.

Emina Çunmulaj nuk i harron asnjëherë rrënjët nga vjen dhe shprehet shumë krenare për vendlindjen, shkruan lajmi.net.

Pas disa muajve izolim larg familjarëve, për shkak të pandemisë, modelja erdhi në vizitë në Mal të Zi dhe po i shijon në maksimum këto ditë.

Ajo së fundi ka vizituar vendet ku ka kujtime të bukura bashkë me gjithë fëmijët e fshatit, derisa kujton kohën kur kujdesej për bagëtitë.

“Këtu i sillja lopët e mia dhe i shikoja ato disa orë me kushërirat e mia dhe me gjithë fëmijët e fshatit”, ka shkruar Emina.

Ndërsa, në një tjetër foto, Emina pozoi në mes të arave dhe shkroi “Kjo eshte toka e jone❤️
Ktu e rrita trupin, ktu e kalova fminin,ktu e niej vetin me te plotë. Ska si vendi i vet”. /Lajmi.net/

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 14 Shtator, 2020 22:56