KF Arsimi dhe KF Karaormani, sigurojnë biletën e Ligës së Dytë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:10

KF Arsimi dhe KF Karaormani, sigurojnë biletën e Ligës së Dytë

Kampioni i Ligës së Tretë – Perëndim, skuadra e Arsimit, ka shkruar një faqe të re në historikun e klubit, pasi që në sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë Unike. Në përballjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë, KF Arsimi, në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov, mundi skuadrën e Ovçe Poles me 4-1.

Kjo e fundit kishte epërsi 1-0 pas gabimit të madh të portierit të KF Arsimi, mirëpo gjërat u përmirësuan në mënyrë drastike në pjesën e dytë. Skuadra e KF Arsimi shënoi katër herë në portën e Ovçe Poles, për të siguruar biletën e Ligës së Dytë Unike.

Në përballjen e dytë të balotazhit, i cili u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, skuadra e Karaormanit ishte më e suksesshme në ekzekutimin e penaltive kundër skuadrës së Vardarit nga Negotina.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:10