Kim Mehmeti: Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojnë shtet aleancat e hajdutëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 21:49

Kim Mehmeti: Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojnë shtet aleancat e hajdutëve

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojë shtet aleancat e hajdutëve.

“Ky është shembull tipik, eksperimenton. Unë kam bindjen ndonjëherë se edhe bota eksperimenton se si do të duket një shtet me aleancë të dallaverexhive, të hajdutëve, të njerëzve që s’kanë turp. Shihni te ne është e turpshme të thoni se turpënohesh”, tha Kim Mehmeti.

Ai tha se tek ne burrni konsiderohet të mos tërhiqesh, edhe kur të thonë se je hajdut, ke bërë 1000 krime, edhe kur të thonë se sje i aftë ta çosh popullin përpara.

Mehmeti tha se të gjithë e dinë se në Maqedoni nuk mund të punësohesh si arsimtar si pastrues nëse atë nuk e lejon kryetari i komunës.

“Ndërsa kryetari i komunës është një ndër më të afërmit e kryetarit të partisë, ndërsa kryetari i partisë është cdo gjë që i takon partisë, ndërsa partisë këtu tek ne i takon populli”, deklaroi Mehmeti. /SHENJA/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 21:49

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare