Kinë, qentë mblidhen në kushte të këqija para se të theren për festivalin

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 20:32

Me qindra qen, disa prej të cilëve janë vjedhur edhe nga oborret e familjeve që i mbanin si kafshë shtëpiake, mbahen në kushte të këqija para se të theren për festivain e përvitshëm në Julin, Kinë, ku gatimi i preferuar është mishi i qenit.

Tradita është e vjetër dhe zhvillohet vetëm në këtë zonë të Kinës, ku autoritetet dhe banorët nuk duan ta ndalojnë. Si shembull, ata thonë që edhe lopët janë të shenjta për indianët, e megjithatë ata nuk u thonë europianëve të mos i therin.

Por pavarësisht kësaj, edhe në rajonin e tyre janë ngritur me qindra aktivistë të rinj që duan ta ndalojnë këtë festival, sidomos për faktin që disa prej qenve vidhen nga oborret e familjeve që i mbanin si kafshë shtëpiake.

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 20:32