Kiracovski: Fuqimisht jemi të përcaktuar për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 20:06

Kiracovski: Fuqimisht jemi të përcaktuar për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski sot qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroi Ditën ndërkombëtare të punës, 1 Majin.

Kiracovski tha se dita e sotme është ditë e guximit dhe vendosmërisë në luftën e avancimit të të drejtave të punëtorëve dhe se përparimi dhe zhvillimi është i mundur vetëm me punëtorë të motivuar dhe të respektuar që janë të sigurt në vendet e tyre të punës.

“Ne si parti socialdemokrate jemi të përkushtuar të sigurojmë kushte për zhvillim, përparim dhe mundësi të barabartë për gjithë, jemi të vendosur të mbrojmë dhe avancojmë të drejtat e punëtorëve”, thotë Kiracovski duke shtuar se vetëm me punëtorë të motivuar, të mbrojtur dhe të kënaqur ndërmarrjet mund ta çojnë ekonominë përpara.

Ai tha se do të vazhdojnë të zgjedhin problemet, që të tejkalohen sfidat në sigurimin e kushteve cilësore për jetë dhe punë për të gjithë qytetarët.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 20:06