Kjo aktore do ta luajë rolin kryesor në filmin për pandeminë COVID-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 23:01

Kjo aktore do ta luajë rolin kryesor në filmin për pandeminë COVID-19

Anne Hathaway do ta luajë rolin kryesor në filmin “Lockdown”.

Edhe pse pandemia duket të jetë larg përfundimit të saj, filmi “Lockdown” është në plan për xhirime, shkruan Variety.

Aktorja e famshme për momentin thuhet se është në negociata përfundimtare për të luajtur rolin kryesor në “Lockdown”.

Thuhet që filmi do të jetë një komedi romantike që zhvillohet gjatë pandemisë COVID-19, Steven Knight shkroi skenarin, kurse P. J. van Sandwijk e bëri regjinë bashkë me Alison Winter.

Financimi total bëhet nga studiot e Stuart Ford-it AGC. Në anën tjetër, CAA Media Finance rregulloi financimin dhe po përfaqëson të drejtat në të gjithë botën me AGC.

Producentët synojnë të fillojnë xhirimet nga fundi i shtatorit. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 23:01