Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Yjet
  • Kjo është gjendja e Dafina Zeqirit pasi u infektuar me virusin kovid

Kjo është gjendja e Dafina Zeqirit pasi u infektuar me virusin kovid

Redaksia

As Dafina Zeqiri nuk i shpëtoi infektimit me Covid-19. 1 javë më parë artistja e njohur u prek nga virusi dhe për këtë arsye u detyrua të izolohej në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek. Lajmin për infektimin e dha vetë ajo, pasi publikoi në rrjete sociale një foto selfie të saj.

“Covidi nuk do që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall Covid!”, shkroi Dafina.

Ndërkohë pak ditë më parë ajo tregoi se kishte humbur shijen, diçka e zakonshme për të prekurit me koronavirus.

“Zyrtare… S’mund të ndiej asgjë”, shkroi Dafina në një postim.

Duke qenë se lajmi i infektimit shqetësoi shumë fansa të saj, Dafina është detyruar që herë pas here t’ju tregojë për gjendjen e saj. Ditën e sotme ajo ka treguar se ka kryer disa analiza, teksa ka publikuar një video të saj nga makina. Nga videoja e shkurtër këngëtarja duket në formë të mirë.

“U bë një javë. Një tjetër do të ikë. Koha për të bërë disa analiza”, ka shkruar Dafina.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë Dafina ju nënshtrua dhe një operacioni të vështirë në gju, për të cilin ju deshën gati 5 javë që të rikuperohej. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram video nga ky moment i vështirë, teksa të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen Dj Geek që i kishte qëndruar pranë në çdo moment e madje i kishte bërë edhe gjilpërat Dafinës.

Megjithatë as operacioni nuk e ndali artisten që të vinte me një super projekt muzikor. Vetëm pak kohë pas kësaj periudhe të vështirë, Dafina publikoi këngën e shumëpritur “Duro”, që rezultoi një sukses i vërtetë. Kënga u prit shumë mirë nga fansat, për shkak të vetë mesazhit që përcjellë dhe forcës që ju ka dhënë shumë personave për të përballuar situatat e vështira në jetë.

Continue Reading

Previous: “Diego”, me një ditë vonesë Capital T publikoi këngën më të re
Next: Kjo është dhurata që i bëri i dashuri për 35 vjetor Lady Gagës

Të ngjashme

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Redaksia
Jennifer-Aniston-780x470 Jennifer Aniston mori vendimin e rëndësishëm, do të bëhet nënë për herë të parë

Jennifer Aniston mori vendimin e rëndësishëm, do të bëhet nënë për herë të parë

Redaksia
Kim-Kardashian-Kanye-West-Had-Big-Fight-December-Amid-Divorce-News-700x470 Kanye West i përgjigjet Kim Kardashian për divorcin, ja cilat janë kërkesat e tij

Kanye West i përgjigjet Kim Kardashian për divorcin, ja cilat janë kërkesat e tij

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.