Klasat bosh, spitalet plot me pacientë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:02

Klasat bosh, spitalet plot me pacientë

Infeksionet virale dhe bakteriale mbushën spitalet dhe boshatisën kopshtet dhe shkollat. Në spitalin e Kozlës po punojnë si sahat – 200 ekzaminime në 24 orë dhe ka tejkalim të kapaciteteve të spitalit. Në një shtrat trajtojnë dy fëmijë të sëmurë, kryesisht vëllezër e motra, sepse nuk kanë vende të lira për ditë të tëra. Ata janë gjithashtu të detyruar të kthejnë pacientët me pneumoni të rëndë dhe bronkit në institucionet amë të tyre, përcjell FLAKA.

“Kapaciteti është 70, dhe tani i kemi 72, ndonjëherë arrin në 80 të shtruar, pranojmë edhe dy fëmijë në një shtrat për të ndihmuar prindërit se nuk ka kapacitet. Shqetësuese janë edhe fëmijët ambulatorë që vijnë me një pasqyrë të rëndë klinike dhe nuk po arrijmë t’i shtrojmë në spital”, thotë Dr. Mimi Popovska mjeke pediatre në spitalin e fëmijëve në Kozle.

Nga Kozle i drejtojnë një pacient në klinikën e sëmundjeve të fëmijëve, por edhe atje ambientet janë plot. Spitali paralajmëron kolegët që të mos i dërgojnë fëmijët pa konstatim dhe njoftim paraprak nga specialisti, në mënyrë që të mos traumatizohen fëmijët për të udhëtuar 300 kilometra me furgon spitali.

“Pa lajmërim paraprak nga specialisti nuk do të na referojnë sepse do të duhet ta kthejmë atë fëmijë, nuk do të mund ta pranojmë”, thotë Dr. Popovska.

Gripi nuk e ka mbushur ende spitalin në Kozle, pasi pavarësisht numrit alarmant të ekzaminimeve dhe shtrimeve në spital, virusi u izolua vetëm në një fëmijë ambulator. Mjekët pediatër kanë frikë nga turmat shtesë dhe pamjet klinike më të vështira, kur fillojnë komplikimet nga ajri i ndotur.

“Tani paguajmë taksën e imunitetit. Izolimet po kërkojnë nikoqirë dhe fëmijët janë më të përshtatshëm për këtë sepse nuk mbajnë maska”, thotë Dr. Popovska.

Në mesin e të shtruarve në Kozle janë edhe tre fëmijë të cilët janë me oksigjeno terapi. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:02

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...