Klopp lavdëron Hazardin: Ai mund të jetë më i miri në botë

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 19:35

Klopp lavdëron Hazardin: Ai mund të jetë më i miri në botë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka lëshuar disa lëvdata për yllin e Chelsea, Eden Hazard.

Në prag të përballjes direkte mes ‘bluve’ dhe ‘The Reds’, trajneri gjerman ka lavdëruar yllin e kundërshtarëve, duke thënë se ai mund të jetë prej më  të mirëve në botë.

“Eden Hazard, në ditën e tij, mund të jetë një nga më të mirët në botë, padyshim” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ai ka pasur një karrierë të mrekullueshme dhe ajo akoma nuk ka përfunduar. Ai ka shumë gjëra që unë pëlqej tek ai” ka thënë tutje gjermani.

“Por, sikur gjithë lojtarët e mirë, ai duhet të luajë kundër ne, dhe ne do të provojmë gjithçka për ta ndalur atë” ishin fjalët e trajnerit të Liverpool.

Për skuadrën e Liverpool, tri pikët janë jetike në këtë përballje pasi janë në garë për titullin e kampionit, kurse Chelsea në anën tjetër lufton për një vend që siguron garat në Ligën e Kampionëve.

Desk
By Desk 12 Prill, 2019 19:35