Knaus: Ekonomitë e Ballkanit kanë nevojë të integrohen në një treg të përbashkët evropian

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Maj, 2022 00:09

Knaus: Ekonomitë e Ballkanit kanë nevojë të integrohen në një treg të përbashkët evropian

T&S

Në një intervistë për emisionin “#BalkansDebrief” të Qendrës për Evropën të “Atlantic Council” në Washington DC, të drejtuar nga gazetarja Ilva Tare, eksperti për çështjet evropiane Knaus shpjegoi tezën e tij të anëtarësimit më dy faza në BE, ashtu siç është vepruar në 1994 më Finlandën, Suedinë dhe Austrinë.

Lufta në Ukrainë dhe sulmi ushtarak i Rusisë e ka transformuar debatin mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian, thotë Knaus. Nëse duam të tregohemi të ndershëm duhet ta pranojmë se premtimet e bëra ndaj Ballkanit nuk u mbajtën. Edhe Serbia dhe Mali i Zi që po negociojnë nuk duket se po shkojnë gjëkund, vazhdon ai.

“Ne propozojmë të bëhemi realistë dhe të ndershëm. Bashkimi Evropian dëshiron që Ballkani të jetë i qëndrueshëm dhe i integruar. Ekonomitë e Ballkanit kanë nevojë të integrohen në një treg të përbashkët evropian. Përndryshe nuk ka asnjë shans që të arrihet në nivelin e Rumanisë, vendet Baltike, Polonia dhe Sllovakisë, që të konvergojnë me mesataren e të ardhurave për frymë me vendet e gjera të Bashkimit Evropian”, u shpreh Gerald Knaus në “#BalkansDebrief” të “Atlantic Council”.

Pra, ka një interes nga të dyja palët për një proces real Integrimi. Por, nëse proces nuk ecën përçara për arsyen politike atëherë duhet të shohim eksperiencat e së kaluarës dhe ta kthejmë në një proces me dy faza, ku hapi i parë, që është ofrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës dhe Moldavisë një shans për t’iu bashkuar një tregu të përbashkët dhe t’i gëzojnë katër liritë, ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian si qytetarë të Ballkanit, njësoj siç lëvizin norvegjezët, islandezët dhe rumunët apo bullgarët dhe ku bizneset, mallrat lëvizin lirshëm. Le të punojmë për të bërë diçka të realizueshme siç mund të jetë tregu i përbashkët në 4 vitet e ardhshme.

Pyetjes së Ilva Tare se cila është qasja e duhur, ndaj tregut të përbashkët rajonal i çuar përpara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) dhe iniciativa e Ballkanit të Hapur, Knaus u përgjigj se bashkëpunimi rajonal është gjithmonë i mirëpritur, por nuk zëvendëson tregun e përbashkët evropian, ndër më të mëdhenjtë në botë. Open Balkans është një proces i mirë, por vetëm tri shtete janë të përfshira. Përse jo? Por nuk është e njëjta gjë nëse mundësohet plotësisht tregtia dhe investimet pa kufi me vendet e Bashkimit Evropian.

Intervistën e plotë mund ta shihni KËTU.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Maj, 2022 00:09