Koalicioni parazgjedhor ASH – BESA – Altrnativa, sa largë aq afër  

Koalicioni parazgjedhor ASH – BESA – Altrnativa, sa largë aq afër  

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe ai i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami janë takuar dje në Shkup. 

“Kryetari Sela është takuar me zotin Kasami gjatë ditës së sotme. Takimi ka qënë në kuadër të asaj që ne tashmë e kemi promovuar, se jemi për bashkëpunim me Lëvizjen Besa dhe jo vetëm me të sepse ne jemi te interesuar për të koalicionuar me të gjitha forcat politike dhe jopolitike, me të cilat do të arrijmë të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe pajtueshmëri programore. Synimi jonë dihet. Të fitojmë besimin e qytetarëve dhe BDI të shkoje në opozitë  “, theksoi për in7, Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Edhe Elmedin Memishi nga Lëvizja Besa e konfirmoi takimin.

“Po ështe e vërtetë. Ka pasur takim mes dy liderëve”, u përgjigj shkurt Memishi.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë takim të mundshëm mes Bilall Kasamit dhe Menduh Thaçit, Memishi theksoi se takimet e Kasamit janë publike dhe nuk fshehen. Nëse do të ketë diçka të tillë, do ta publikojmë, u shpreh Memishi.

Sot pritet të takohen Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi i Alternativës.

Takimi do të realizohet në Shkup, ndërsa qëllimi i takimit do të jetë mundësia e bashkëpunimit mes dy subjekteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Takimi i nesërm vjen pas atij që u realizua sot mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës.

Nga Aleanca për Shqiptarët për in7 theksuan se ata janë të gatshëm për bashkëpunim më Lëvizjen Besa dhe Alternativën së bashku, por edhe me organizata tjera joqeveritare dhe aktivistë që do e gjejnë veten në përcaktimet programore. Këtë e ka pohuar edhe vetë Ziadin Sela në disa paraqitje televizive.

Nga ana tjetër edhe nga Alternativa deri sot nuk e kanë përjashtuar mundësinë dhe dëshirën për të bashkëpunuar me Aleancën për Shqiptarët.

Dilema mbetet bashkëpunimi trirateral ASH – Besa – Alternativa.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend janë caktuar për më 12 Prill të vitit të ardhshëm, ndërsa kalkulimet për koalicione te mundshme kanë filluar të shpeshtohen gjatë kësaj periudhe. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Nëntor, 2019 09:45

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.