Koalicionimet e LSDM-së, Ahmeti: Partitë kanë autonominë e veprimit

Desk
By Desk March 5, 2020 19:18

Koalicionimet e LSDM-së, Ahmeti: Partitë kanë autonominë e veprimit

Koalicioni i LSDM-së me Lëvizjen Besa dhe tani paralajmërimet edhe me PDSh-në, janë vendime autonome të partive të cilat kanë të drejtën e tyre të ndërtimit të strategjive zgjedhore, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me kryetarin e parlamentit të Austrisë, Volfgang Sobotka. Ahmeti thotë se BDI do të garojë e vetme, pasi ende nuk janë krijuar kushte që interesat etnike të artikulohen nëpërmjet partive qytetare.

“Këto janë politika të brendshme të partive politike, secila parti ka autonominë të ndërtojë strategji. BDI ka ndërtuar strategjinë e vet mbi bazë të përvojave dhe ka vlerësuar se duhet të dalë e vetme në zgjedhje. Në këtë vend akoma janë të organizuar partitë por edhe psikologjia e ndërtimit është që përfaqësimi mund ta bëjnë partitë etnike. Mbetet një qëllim në të ardhmen për të ndërtuar parti qytetare, parti mbi baza ideore. Është e vërtetë që ne akoma nuk i kemi këto parti mbi baza ideore përderisa kemi edhe dallime në shoqëritë tona.”,- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Programi zgjedhor, Mickovski: Primare, reformat në gjyqësi

Situata aktuale politike dhe eurointegrimet në fokus të takimeve të ndara të Mickovskit dhe Zaevit me kryeparlamentarin austriak Volfgang Sobotka. Mickovski thotë se eurointegrimeve duhet t’u paraprijnë gjyqësor i mirëfilltë. Kjo do të jetë numër një në programin e tyre zgjedhor.

“Numër një do të jetë tema për reformat në gjyqësi, prokurori dhe reformat në sistemin politik, pasi që shtëpia ndërtohet nga themeli. Që edhe projektet më të mira të kenë bazë të mirë duhet të kemi bazë të shëndoshë dhe kjo varet nga sistemi i shëndosh gjyqësorë. Ekip i madh i ekspertëve punojnë në këtë pjesë dhe më 10 mars do të duhet të kemi versionin përfundimtarë për reformat e parashikuara.”-, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Zaev: Jemi të përkushtuar në eurointegrime

Megjithatë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, konsideron se vendi ka shënuar përparim në procesin e reformave duke siguruar se gjitha institucionet në vend janë të përkushtuara në zbatimin e agjendës europiane.

Desk
By Desk March 5, 2020 19:18