Kojotët pushtojnë qytetin e San Franciscos pas bllokimit nga koronavirusi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:48

Kojotët pushtojnë qytetin e San Franciscos pas bllokimit nga koronavirusi

Pas disa javësh në izolim total në qytetin e San Franciscos, kafshë të cilat kanë jetuar deri më tani nëpër male, kanë filluar të zbresin edhe në qytet.

Tashmë një qytet pa lëvizje, pa zhurmë dhe pa njerëz i ka bërë ato të qëndrojnë lirshëm dhe pa patur frikë.

Shumë njerëz dhe gazetarë kanë reportuar se qytetin e kanë populluar kojotët, gjë që është shumë e rrallë.

Në disa foto që janë publikuar, këto kafshë shihen nëpër trotuare dhe në bregdet.

Kojotët janë kafshë vendase të Amerikës së Veriut të cilët janë më pak të vegjël se ujqërit në trup, por kanë shumë gene të ngjashme, siç është çakalli në zonën auroaziatike.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 22:48