Kolla e keqe, KSI propozon shpalljen e epidemisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:13

Kolla e keqe, KSI propozon shpalljen e epidemisë

Komisioni për sëmundje infektive propozon shpallje të epidemisë në territorin e Qytetit të Shkupit, pasi numri i fëmijëve të prekur me kollën e keqe ka shkuar në 18. Komisioni rekomandon gjithashtu që në çerdhe të mos pranohen fëmijët e pavaksinuar.

“Momentalisht e përgatisin, respektivisht presim që të del udhëzuesi I përgatitur për sjellje gjatë kushteve të epidemisë nga ana e Institutit për Shëndet Publik dhe aktivitetet kyçe duhet të jenë në drejtim të plotësimin e vaksinimeve të humbura, pasi vaksinimi me pertusis, nuk është në nivel të kënaqshëm. Prandaj do t’i thërrasim të gjithë që kanë lëshuar vaksinimin, do të propozojmë të organizohet puna e pikave të vaksinimit në dy ndërrime dhe të shtunën dhe gjithashtu rekomandojmë ndalesë të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar kundër pertusis nëpër çerdhe dhe presim që këto masa ta inkurajojnë interesin për vaksinim”, tha Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i KSI-së.

Nga Komisioni Shpresojnë që këto rekomandime sa më shpejtë të kalojnë që më pas të hyjnë në fuqi.

“Ne jemi këtu vetëm të përgjigjemi lidhur me çështje profesionale… Rekomandimi ynë do t’i dorëzohet menjëherë ministrit të shëndetësisë, ministri do ta dorëzojë te Qeveria Teknike, ndërsa Qeveria Teknike, nëse ata e kanë të rëndësishme këtë punë, duhet ta zgjidh. Shpresojmë se do të jetë e realizuar”, tha Fadil Cana, Drejtor i Klinikës Infektive.

Nga Komisioni për Sëmundje infektive sqarojnë se akoma nuk kanë ndonjë zgjidhje lidhur me fëmijët që janë nëpër shkolla, pasi edhe vaksinimi edhe arsimimi është I obligueshëm dhe në këtë rast nuk mund të ketë rekomandim për ndalesë të pranimit të fëmijëve nëpër shkolla./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:13

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare