Kolonja: E vërteta për paratë që mora nga komuna e Tetovës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shkurt, 2022 17:25

Kolonja: E vërteta për paratë që mora nga komuna e Tetovës

Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi lista e personave që kanë marrë shuma të majme nga Komuna e Tetovës gjatë qeverisjes së BDI-së. Në këtë ishte edhe emri i këngëtarit Selami Kolonja.

Lidhur me këtë ai ka bërë një reagim duke ‘arsyetuar’ paratë e mara për vite me radhë.

Në vazhdim postimi i plotë i Selami Kolonjës:

“Të nderuar, kohëve të fundit nëpër portale dhe nga njerëz dashakeq të zhytur në politikë me pretendime dhe pa kod etik e moral ,të pa informuar saktë , është lakuar emri im se gjoja unë dhe familja ime paskemi marrë rroga mujore nga Komuna e Tetovës për ndonjë aktivitet të imagjinuar!

Kjo është e pa vërtetë dhe e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe!
Për një mega koncert me krijimtarinë time artistike ( 19 06.2021 live )që unë dhe ekipi im në javën kulturore Tetovare i ofruam publikut,ne morëm nga Komuna honorarin modest që ishim dakordësuar, gjë që shum leht zbulohet nga listat që po qarkullojnë ! Për tua hequr merakun ,honorari që kemi marrë ka qënë më i vogël se një këngëtar (e) që merr nëpër dasma ( solo pa orkestër ) pra 3000 euro,gjë që lehtë mund të dëshmohet nga historiku i të hyrave bankare ose parave të destinuara nga Komuna!

Andaj ju “gazetarë” portalesh bëni mirë që lajmin fillimisht hulumtoni, ta verifikoni e mandej ta publikoni!

Nuk është profesionale as etike as morale të publikosh lajm me hamendje!

Për gjith këtë që thash më lartë jam gatshëm të dëshmoj jo vetëm përpara organeve të drejtësisë , por edhe para Zotit!

Me respekt, Selami Kolonja”– përfundon ai.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shkurt, 2022 17:25
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.