Komandant Malisheva mesazh për zgjedhjet e së dielës: Nga dy të këqija zgjidhni atë më pak të dëmshmen

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 20:31

Komandant Malisheva mesazh për zgjedhjet e së dielës: Nga dy të këqija zgjidhni atë më pak të dëmshmen

Muhamet Krasniqi ose i njohur ndryshe si Komandant Malisheva ka postuar një shkrim në profilin e tij në Facebook ku tregon se ‘Grupi i Kumanovës’ bën thirrje që të votohet për atë që është më pak e dëmshme për shqiptarët, shkruan InfoShqip.com

Postimi i plotë në Facebook:

“GRUPI I KUMANOVES

Mesazh drejtuar popullit Shqiptarë:

Të nderuar bashkatdhetare kam nji mesazh per ju , ky mesazh ka te beje ne lidhje me zgjedhjet presidenciale .
Vmro ja si parti shoveniste nuk ka merituar asnjihere perkrahjen e popullit shqiptar e as voten e Shqiptarve .
Kjo kandidate e vmro s Siljanovska qe thirret ne drejtsin se gjoja paska pas drejtsi ne kohen e sundimit te partis se saj ne krye me gruevskin po harron se pikrisht kjo parti ishte bllokuese e proqeseve dhe avancimit te marrveshjes se ohrit.
Vmro ishte parti kriminale ne krye me Gruevskin i cili eshte ne ikje.
Vmro ishte partia e rastit Brodec.
Vmro ishte parti e djegjes se pronave te shqiptarve ne gjorgje petrov.
Vmro ishte parti ne pushtet e 2001 qe luftoj shqiptaret .
Vmro ishte po kjo parti e inskenimit te Monstres.
Vmro ishte parti e inskenimit rastit Alfa.
Vmro ishte drejtperdrejt ne orkestrimin dhe zhdukjen e shokve tan tani dëshmore te kombit.
Vmro nuk la te zeze pa ju bo shqiptarve .
Kam nji lutje tek ata votues te cilet dalin me votu vmro , qe mos ta bejn nji gje te till mos te votohet krimi e padrejtsia , siljanovska thirret ne drejtsi e drejtsia te ata ka qen tipik selektive,
Edhe sot drejtsi nuk ka me neve grupin ton eshte tregu se ska drejtsi edhe raste tjera rasti Almirit vogel e shume raste tjera , Shqiptaret ne fillim duheshte te votojn kandidatin e tyre Blerim Reken , e ne balotazh Shqiptaret duheshte te bojn nji kompromis me Zaevin te dalin me nji platform te qartë se qfar i duhet popullit Shqiptar e jo symbyllur te thrrasin ne votim,
Te nderuar Shqiptar nga dy te kqija zgjidhni ate qe eshte me pak e demshme nese dilni ….!!!
Mbetshi te respektuar e te nderuar.!”,
 thuhet në postimin që ka bërë komandant Malisheva në profilin e tij në facebook.

FOTO:

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 1, 2019 20:31