Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e fundit para duelit me Jordaninë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 22:54

Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e fundit para duelit me Jordaninë

Dardanët nesër do të zhvillojnë një duel miqësorë.

Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Jordaninë në sfidën që luhet nesër nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Ekipi kosovar është duke u drejtuar nga përzgjedhësi Primoz Gliha që do të jetë në krye të ekipit për këto dy duele.

Edhe në stërvitjen e sotme trajneri Gliha u përqendrua në taktikën e lojës, teksa punoi veçmas në repartin e mbrojtjes dhe atë të mesfushës.

Për Kosovën nesër do të kenë mundësinë të paraqiten disa futbollistë që nuk kanë luajtur shumë në duelet e kaluara, dhe do të jetë një mundësi e mirë për ta që të shfaqin potencialin e tyre.

Pas kësaj miqësoreje, Kosova udhëton për në Athinë ku do të takohet me Greqinë të dielën në duelin e fundit të kualifikimeve të Kupës së Botës. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 22:54
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.