KOMENT: BDI është e mirë vetëm kur i konvenon Muhamed Zekirit

KOMENT: BDI është e mirë vetëm kur i konvenon Muhamed Zekirit

Në shumë momente në skenën politike, LSDM përmes përfaqësuesve të vetë ka tentuar që presionin ndaj BDI ta ndërlidh me bashkëpunimin e pretenduar me VMRO-DPMNE, duke e shfrytëzuar këtë kartë si presion publik me intencë që BDI të bie nën ndikim. 

Kështu ka ndodhur si para ashtu edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Kujtojmë deklaratat e përfaqësuesve shqiptar në LSDM, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016.

“Anulimi i zgjedhjeve ishte i pritshëm pas angazhimit të madh të faktorit ndërkombëtar, por fatkeqësisht ajo qe ndodhi sot në parlament paralajmëron vetëm shtyrjen e krizës. Në fakt koalicioni VMRO DPMNE – BDI vendosi të prishë marrëveshjen e Perzhinës dhe ta kthejë qeverinë politike duke përjashtuar nga qeveria ministrat e opozitës. Në fakt partneri shqiptar i koalicionit qeveritar edhe njëherë konfirmoj se është vasal i VMRO-DPMNE-së duke ndjekur urdhrat e shefit te tyre Gruevski-t”, deklarohet Zekiri atëkohë.

Kjo deklaratë e Zekirit s’do mend se ishte një formë presioni ndaj BDI. Atëbotë, gjykata Kushtetuese e Maqedonisë vendosi të pranojë nismën e BDI-së, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Parlamentit të Maqedonisë, që votoi për vetshpërndarjen e tij më 23 shkurt për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja, të cilat ishin caktuar për datën pesë qershor. Por proceset politike vijuan dhe me 11 dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Dhe derisa Zekiri thonte që BDI është vasal i VMRO-DPMNE-së, BDI dhe Ali Ahmeti me vendimin për të bërë qeveri me LSDM e Zoran Zaevit, dëshmuan që vendimet e kësaj partie nuk varren nga VMRO-DPMNE, por as tani nga LSDM.

Koha dëshmoi të kundërtën. Gruevski ngeli në dritaret e selisë partiake duke pritur haberin nga Reçica e madhe, dhe Ali Ahmeti vendos që të krijon qeverinë e re me LSDM, e cila realisht ishte humbëse e zgjedhjeve tek kampi politik maqedonas. Me këtë veprim, Ahmeti dëshmoi që nuk është borxhli por as që ka hipotekë te Gruevski dhe VMRO-DPMNE.

Para forimimit të koalicionit të ri qeveritar, Muhamet Zekiri zbuti qëndrimin ndaj BDI, kur tha se:  “Pa BDI-në nuk bëhen numrat. Nuk mund ta përjashtosh. Nëse e përjashton, atëherë askush nuk mund të bëjë qeveri”.

Kjo fotografi dëshmon vazalitetin e Zekirit ndaj BDI, duke u bërë edhe operator dhe duke incizuar momentet historike për zgjedhjen kryetparmentarit dhe qeverisë së re. Ky monent tregon që për Zekirin BDI është OK, vetëm kur ka nevojë.

Pas formimit të qeverisë së re dhe kur LSDM u pozicionua në pushtet, Zekiri herë pas here ka “hedhur” nga një bombë në oborrin e BDI. Sa herë që politikat e BDI nuk u kanë shkuar për shtati politikave të LSDM, ka qenë Zekiri i cili është aktivizuar për të kritikuar BDI, normal nga butoni i dirigjimit në selinë e partisë së tij.

Zekiri po dëshmohet që po luan rolin jo vetëm për të sulmuar BDI në formë të presionit publik, por edhe për të joshur partitë opozitare shqiptare. Saherë që u duhen votat e partive politike shqiptare në opozitë, Zekiri aktivizohet dhe sulmon BDI, kjo me qëllim që të bëhet ura lidhëse mes Zaevit dhe tyre.

Ishte moment i veçantë kur LSDM mbështeti kandidatët e BDI për zgjedhjet lokale, dhe Zekiri, normalisht jo i pakoordinuar me liderin e tij, doli në mbështetje të Ziadin Selës dhe Arben Agollit si  kandidatë për Strugë dhe Dibër. E në Çair përkrahu BDI dhe Visar Ganiun. Ky veprim kontradiktor i  Zekirit, nuk mund të kuptohet ndryshe veçse taktizim politik me formulën “Luaj ftohë, luaj nxehtë”.

E njejta dramë kontradiktore e Zekirit u shfaqe edhe për Referendum por edhe për Zgjedhjet Presidenciale. Para zgjedhjeve, Zekiri tha: Është e mundur të ketë koalicionim me BDI për zgjedhjet presidenciale. Por, qëndrimi ndryshon pas zgjedhjeve kur Pendarovski u zgjodh për President të shtetit.

Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve presidenciale, Zekiri tha se BDI është frikuar të dalë me kandidat të vet në zgjedhjet presidenciale, sepse do i humbte. Zekiri madje tha se BDI e ka lutur LSDM-në t’i bashkangjiten Stevo Pendarovskit.

Por kjo fotografi dëshmon se kush për kë kishte nevojë për përkrahje. Pendarovski shkoi në Reçicë të madhe dhe raportoi para kryesisë së BDI, me qëllim që të merte pëlqimin për mbështetje. Dhe ky moment në fotografi tregon kur Zaev dhe Ahmeti promovuan kandidatin e përbashkët për President të shtetit.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, Stevo Pendarovski ka fituar 432.141 vota kurse kandidatja e VMRO DPMNE-së, 373.382 vota. Parashtrohet pyetja, a do të zgjidhjet Pendarovski President pa përprahjen e BDI në vitin 2019, ashtu sikurse Zaev Kryeministër në vitin 2017 ?

Këto dy momente i ka të qarta edhe Muhamed Zekiri, por, ai dëshiron ta përsërisë  si shpesh që në zgjedhjet lokale të vitit 2017, BDI i paska fituar shumë komuna me përkrahjen e LSDM. Është kjo një lojë politike e LSDM që zbatohet nga Zekiri.

Kështu ndodh edhe tani dhe kështu mund të kuptohet edhe presioni i fundit në Parlament. Paraqitet Muhamed Zekiri dhe thotë: “DUI dhe VMRO DOMNE ripertrin kolacionin e krimit dhe interesit te qarqeve te caktuar brenda subjekteve te tyre”. Është “këngë e vjetër e Muhamed Zekirit, e cila siç po shihet nuk po jehonë aq shumë dhe aq largë, pasi edhe “Like-t” për Muhamed Zekirin në Fejsbuk dita ditës po “avullohen”. Redaksia Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Shkurt, 2020 13:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.