Festa e BDI, reklamën më të mirë ia bënë partitë opozitare!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Qershor, 2022 12:00

Festa e BDI, reklamën më të mirë ia bënë partitë opozitare!

Thonë që reklama më e keqe është më e mira, dhe kjo egzaktësisht rezulltoi si e tillë nga qasja e partivë opozitare dhe disa mediave rreth festës për 20 vjetorin e themelimit të BDI.

BDI as që kishte nevojë të bëjë publicitet rreth aktiviteteve të veta, pasi partitë opozitare por edhe disa media goxha me ndikim vendosën në fokus pikërisht aktivitetet për përvjetorin e kësaj partie.

U mbajtën konferenca për shtyp, u dhanë deklarata dhe në edicione qendrore të lajmeve u bë lajm kryesor festa e BDI. Rezultati nga kjo qasje primitive bëri që festa të merr jehonë dhe të flitet ku do. E se reklama u bë më së mirë, tregoi pjesëmarrja masive e njerëzve në sheshin Skenderbeu në Shkup dhe sheshin Iliria në Tetovë.

Public Relations e njohur ndryshe me shkrutesën (PR) dhe kuptimi në shqip: Mardhëniet publike tregon që propaganda e mirë është efikase dhe pozitive nëse arrinë rezultate dhe kap qëllimin, kurse propaganda e keqe llogaritet propaganda që rezulton me dështim sa u përket pritshmërve.

Nëse do të shihet pjesëmarrja në festën e BDI, atëherë rezulton që partitë opozitare por edhe ca media me qasje destruktive ndaj BDI, lërë që nuk patën suksese, por ndikuan që efekti të jetë maksimal tek PR e BDI.

Në këtë drejtim shkon edhe vlerësimi i opinionistit Visar Ademi. Ademi shpërthehu në komentin e tij në Fesjbuk, duke e quajtur opozitën shqiptare si një: Opozitë koti.

“Në vend që ti bëj “desant” dmth me i’a vjedh skenën BDIse në koncert p.sh. me 100 të rinj që do shpalosnin pankarta për krejt keq-bërjet dhe skandalet e pushtetit ashtu siç bëjne protestuesit e vërtetë (nëpër botë) ato dalin në press konferenca patetike për të treguar se sa kushton koncerti.Me këtë kapacitet që kanë gjynah edhe ato 2-3 komuna që i udhëheqin…Biles edhe ato shumë i kanë”, shkruajti Ademi, duke forcuar teorinë që: Reklama më e keqe është më e mira.

Teoria flet që: Propaganda është formë e komunikimit që ka për qëllim të ndikojnë qëndrimin e një komuniteti drejt disa arsyeve apo pozitave.

Në kontrast me sigurimin e informacionit në mënyrë të paanshme, propaganda prezanton informacione kryesisht për të ndikuar një audiencë.

Propaganda shpesh prezanton fakte të seleksionuara për të inkurajuar një sintezë të posaçme, apo përdor mesazhe të ngarkuara për të prodhuar reagime emocionale e jo racionale të informacionit të paraqitur.

Teknikat e propagandës janë dy, ad hominem dhe ad nauseam. E para është frazë latine që përdoret kur bëhet sulmimi i kundërshtarit në vend se të sulmohen argumentet e tij, dhe e dyta, është një qasje që përdor përsëritjen e palodhur të një ideje. Një ide, zakonisht në formë të një slogani të thjeshtë, mund të fillojë të merret si e vërtetë.

Rubrika Koment është rubrikë e rregullt e Agjencisë së lajmeve Flaka ku nga ana e redaksisë shprehen pikëpamje për duiri të caktuara.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Qershor, 2022 12:00