Koment: Fjala e Zaevit nuk kaloi në qeveri. Pagat e administratorëve nuk preken!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 31, 2020 14:36

Koment: Fjala e Zaevit nuk kaloi në qeveri. Pagat e administratorëve nuk  preken!

“Nuk preken rrogat e administratës shtetërore dhe publik”, ky është vendimi i qeverisë në seancës e së hënës.

Vendimi vjen përskaj sugjërimeve të ish kreministrit dhe liderit të LSDM, Zoran Zaev. 

Zoran Zaev deri para dy ditëve thoshte që LSDM-ja në pushtet mbetet në propozim -masën, që sektori publik të marrë pagë minimale, por thotë se është Qeveria ajo që duhet të vendosë nëse propozimi do të pranohet. Ai beson se administratorët mund të kalojnë muajt prill dhe maj me pagë 14 500 denarë, pasi edhe pagesa e kredive do të jetë e ngrirë, ndërsa përmbaruesit do të ndalojnë përmbarimin deri në fund të qershorit.

“Shteti fundja është një familje. Të gjithë duhet të merremi vesh së bashku. A do ta bart një pjesë e asaj familje barrën në shpatulla, dhe të tjerët jo, ose të gjithë së bashku do ta bartim në shpatulla. Në rrethana të tilla unë qëndroj prapa asaj, që e kam thënë sepse ka esencë serioze për të arritur në një pikë të tillë, për ta thënë atë ashtu- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Këtë qëndrim të tij, e përkrahën edhe zyrtarë të tjerë partiak. 

Nënkryetari i partisë qeverisëse LSDM MuhameD Zekiri në emisionin  ClickPlus ka mbrojtur qëndrimin e kryetarit të tij, Zoran Zaev për uljen e rrogës së administratës, shkruan Fakte. Ai ka thënë se nuk është fundi i botës nëse kjo bëhet.

“Nuk është fundi i botës nëse ulet rroga e administratës në 14 mijë denarë për dy muaj. Qeveria do të kujdeset edhe për sektorin privat” – ka thënë Zekiri. 

Por, këtë masë e para e kundërshtoi BDI në pushtet. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti mendon se nuk duhet të preket shporta e qytetarëve, pasi sipas tij ulja e pagës së tyre nuk e ndihmon assesi shtetin në këtë situatë.

“Administratorët kryejnë shërbime ditore për qytetarët dhe tani t’i godasësh në shportën e  tyre kjo nuk është në rregull. Por as nuk e rregullon çështjen e ekonomisë dhe as nuk do i dilte në ndihmë dy me përqind, apo 3 përqind”, tha Ahmeti.

Ziadin Sela kryetar i Aleancës për shqiptarët thotë se me propozimin e LSDM-së për uljen e rrogave preken qytetarët që janë më vunerabël.

“Nuk ka se si nga kjo familje të kërkosh që brenda dy muajsh  të jetojë me një rrogë minimale. Nëpërmjet këtyre masave preken qytetarët të cilët janë më vunerabël, dhe që vështirë kanë arritur që të  shkojnë në fund të muajit. Ne vlerësojmë që rrogat deri në 30 mijë denarë nuk duhet prekur aspak”, deklaroi Sela.

Edhe kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev që menjëherë të tërheq propozimin për shkurtimin e pagave të punëtorëve në administratë, sepse sipas tij me këtë kriza vetëm se do të thellohet.

Për BDI-në është e pranueshme masa e propozuar nga LSDM për pagënminimale të funksionarëve në shenjë të solidaritetit në kushte të krizës ekonomike nga virusi korona, por jo edhe që të ketë ulje të tillë të pagave të administratës publike.

“Ne si BDI e mbështesim masën që ka të bëjë me pagën minimale për të gjithë funksionarët dhe të emëruarit, por jemi kundër që të shkojmë me pagë minimale për gjithë administratën publike. Gjithsesi se kishte propozime tona dhe do t’i inkurajoja të gjitha Odat Ekonomike, Organizatat Joqeveritare dhe ekspertët që të dorëzojnë propozime adekuate, sepse ne mendojmë se ka edhe pika të tjera në Buxhet ku mund të ketë shkurtime fillimisht dhe të shkojmë në faza për atë se shpenzimin nga kjo pandemi duhet ta bartim të gjithë.”- tha Kreshnik Bekteshi nga BDI.

Paralajmërimi i Zaevit u kundërshtua edhe nga Sindikatat e vendit dhe organizime të tjera shoqërore. Flaka

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 31, 2020 14:36