Koment: Të sponzorosh në Fejsbuk edhe postime morti. Kjo është krizë morale e politikës!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 13:22

Koment: Të sponzorosh në Fejsbuk edhe postime morti. Kjo është krizë morale e politikës!

Politika në Maqedoninë e Veriut është zhytur në krizë morale shumë më shumë se kriza globale ekonomike dhe ajo pandemike e CoVid-19.

Se është kështu tregon edhe publikimi i fundit i ish sekretarit gjeneral të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha. Ky i fundit, ka shfrytëzuar vdekjen e njërit nga viktimat e rastit të Sopotit, Sulejman Sulejmani, për të krijuar një postim politik.

Madje, Hoxha ka bërë sponsor postimin e tij, dedikuar rastit. Të bësh marketing me rast mortor, kjo flet për krizë morale në skenën politike. Në vazhdim screenshoti nga postimi ku shihet edhe sponsorizimi i të njejtës nga ish sekretari gjeneral i L.Besa.

Rubrika Koment është rubrikë e rregullt e Agjencisë së lajmeve Flaka ku nga ana e redaksisë shprehen pikëpamje për dukuri të caktuara.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 13:22