Dikush e gjeti “qimën në gjellë”. Në festën e BDI në Tetovë këngëtarja Tayna paska lënë namin me veshjen. Nami i madh sa gjithë ditën e diel vlonin rrjetet sociale me fotot e Tajnës dhe komente nga më të ndryshme, nga feja deri te amorialiteti.
Dhe derisa kritikonin, me apo pa vetëdije disa opozitarë shpërndanin fotografitë e këngëtares, duke mos e llogaritur që “amorialitetin” që ndodhi të shtunën në mbrëmje në sheshin e Tetovës, me dorën e tyre e shpërdanin tek të rriturit, fëmijët dhe të gjithë ata ndjekës të rrjeteve sociale. Çfarë qasje e devijuar nga opozitarë që harxhuan orë të tëra në rrjetet sociale duke tentuar të gërvishtin BDI-në.
Këto farë opozitarë dhe opinionitë të rrjeteve sociale, pos që u bënë “bashkëpjesëmarrës të amoralitetit” duke shpërnda Tajnën më byt.ë cullak, na shtynë të mendojmë nëse organizatorët e festës qenka pas dashur të kërkojnë nga Tajna se si do të vishtet dhe si të “përdridhet”, në skenë, madje t’i bëhet edhe ndonjë censurë në tekstet e këngëve.
“Marifet” i ri që buron nga “shkenctarë” të etikës. Organizatori apo dasmori i ahengut shoqëror apo familjar, nuk e paskemi ditur që duheshka që gjatë marrëveshjes me solistët të fusin në rend dite edhe kodin e veshjes. Organizatori apo dasmori duheshka që të çendisë edhe veshjen e solistëve për në skenë. Çfarë primitivizmi. Edhe dhjamë prej mize nxjerrin, veç sa ta artikulojnë një akuzë.
Kjo ndodh kur s’ke argumente të shëndosha dhe përdor gjërsa të papërfillshme sa për të bërë zhurmë, edhe nëse del “cullak” me të menduarit dhe shprehjen, sikurse puna e Tajnës. Ata edhe mund të tentojnë ta miklojnë egon e tyre, por efekti nga gjërsa të kota do të jetë po aq e kotë sa veprimi i tyre.
Në tregun e hapur të moralit mbi gjithçka ndodh në vendin tonë, një pjesë e politikës mbetet e para që shet një “mall” të tillë, të mbushur me profka, gënjeshtra e ide të kontaminuara.
Për fat të keq, moral politik shesin ata politikanë që politikën e përdorin në forma të shumta për intersa personale, duke mos ndarë zyrtarin nga interesi opinionit publik. Por, e ardhmja e tyre politike që sot çirren dhe shesin më shumë “moral politik” për gjoja “fatet e popullit” duket plotësisht e mjegullar, pasi ata nuk janë shumicë. Janë politikanët që nuk kanë alternativë dhe merren me gjëra periferike sa për të bërë opozitarizmin.
Sarkazëm. Ndërkohë, ju që kritikoni mos guxoni tinëz të klikoni në video spotet e Tajnës në Youtube. Bollë mirë e paskeni ndjekur karrierën e saj.