Koment: U pastrua apo jo sheshi Iliria, pas manifestimit të BDI?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 11:43

Koment: U pastrua apo jo sheshi Iliria, pas manifestimit të BDI?

Kush e pastroi sheshin Iliria pas manifestimit të BDI? Kjo është pyetja që lindi pas aktivitetit të partisë në pushtet për përvjetorin jubilar.

Media të ndryshme raportuan që sheshi u pastrua nga rinsitët e BDI, por nga ana tjetër, eksponentë të opozitës dhe portale të tjera shkruan që sheshi mbeti pa pastruar, madje duke aukuzuar partinë në pushtet për ndotje të ambientit.

“Pas festës për 20 vjetorin e BDI-së, rinia e partisë së Ali Ahmeitit ka bërë një gjestë të mirë në sheshin Iliria ku dhe u mbajt aktiviteti. Pas mbarimit, ata kanë pastruar sheshin nga mbetjet”, njoftuan portale të ndryshme, duke postuar foton nga sheshi i pastruar.

“”Nostalgji” – për një natë na kujtuan 8 vite pisllëqe… Kështu e lanë Tetovën edhe kur e humbën Komunën…”, shkruan zëdhënësi i ASH në faqen e tij në Fejsbuk, duke postuar foton si më poshtë.

Një eksponent i Besës, komenton: Një Qen, një Kal, një Shpend #një Idiot, duke postuar foton e sipërme dhe fotografi nga xhurmët në borë të qenit, kalit dhe shpendit.

Në një vend normal, pyetje të tilla as që do të parashtroheshin, nga fakti që për higjenën e qytetit ka ndërmarrje të posaçme që funksionon nga arkëtimet e taksapaguesve. Por, kur debati politik ndotet në nivele të skajshme, temë debati bëhen edhe dukuri të tilla.

Për organizime të tilla, organizatori duhet të merr leje nga komuna dhe të njofton Policinë për organizimin publik. Në rastin e parë, pushteti lokal jep leje pasi menazhon me vendet publike, ndërsa në rastin e dytë Policia duhet të njoftohet për të organizuar mbarëvajtjen dhe për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Sa zgjate manifestimi, një autoambulancë ndodhej në sheshin e qytetit për ndonjë rast emergjent. Që do të thotë organizatorët ndoqën protokolët dhe pushteti lokal kishte dhënë leje për mbajtjen e aktivitetit në sheshin e qytetit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Qershor, 2022 11:43