Komisari i NBA paralajmëroi vetëm garat e plej offit

Desk
By Desk May 9, 2020 20:27

Komisari i NBA paralajmëroi vetëm garat e plej offit

Në takimin e fundit të Komesarit të NBA-së, Adam Silver me përfaqësuesit e klubeve është biseduar për vazhdimin e sezonit të ndërprerë.

Sipas mediave amerikane, sezoni mund të vazhdojë në muajin qershor dhe do të zhvillohet pa prezencën e publikut, ndërsa komesari i NBA-s ka paralajmëruar se sezoni do të vazhdojë me garat e plej offit. Ndeshjet mund të zhvillohen në dy qytetet dhe do të garojnë skuadrat sipas renditjes aktuale në tabelën e Konferencës së Lindjes dhe Perëndimit. Regullat nuk do të ndryshojnë dhe avancimi në raundin tjetër të plej off-it do të arrihet me katër fitore.

Desk
By Desk May 9, 2020 20:27