Komisionet për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në pushtetin lokal komisionet janë jofunksionalë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:25

Komisionet për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në pushtetin lokal komisionet janë jofunksionalë

 

Komisione të tilla janë themeluar në 30 komuna me përzierje etnike në përbërjen e kaluar, por që nuk është rast për përbërjet e reja të këshillave komunalë, thonë nga MPL.

“Komisione kanë themeluar në të gjitha komunat ku ka pjesëtarë të komunitetit tjetër të përfaqësuar mbi 20%, por ka të themeluara edhe në komuna ku nuk kanë obligim ligjor, por nga përvoja e deritanishme e komunave komisionet kryesisht nuk janë funksionalë. Si arsye për këtë nënvizohet rregullimi jo i mjaftueshëm ligjor e që ka të bëjë me atë se kush gjithsej ka të drejtë të jetë anëtar në këtë komision”,- theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Nga BNJLV thonë se gjëja e parë që duhet precizuar me ligj është zgjedhja e anëtarëve të komisioneve, pasi, sipas tyre, të dhënat janë befasuese.

“Befasuese janë të dhënat se anëtarë të këshillave komunalë janë edhe anëtarë të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë, e cila duhet të ketë rol këshilldhënës dhe konsultativ për këshillin. Nuk mund të jeni këshilltarë i vetvetes”,- u shpreh Dushica Perishiq nga BNJVL.

Problemet administrative dhe buxheti gjithashtu janë të rëndësishme për funksionimin e komisioneve për marrëdhënie midis bashkësive në nivel lokal, u tha në debat. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 19:25