Komisioni Evropian: RMV duhet të vazhdojë me reforma për BE-në

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 14:58

Komisioni Evropian: RMV duhet të vazhdojë me reforma për BE-në

Komisioni Evropian nuk komenton paralajmërimin e kryeministrit Zoran Zaev se po japë dorëheqje, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve lokale, shkruan agjencia e lajmeve MIA. 

Nga KE-ja shkurt komentojnë se vendi “duhet të vazhdojë me reforma për BE-në” pa më shumë detaje. Sa i përket zgjedhjeve, Komisioni Evropian konsideron se në bazë të raportit të OSBE/ODIHR zgjedhjet ishin konkurruese dhe se janë respektuar liritë themelore. Administrata zgjedhore është lavdëruar për përballjen të “disa mangësive administrative nga rrethi i parë”.

“Megjithatë retorika negative dhe pretendimet se ka pasur presione ndaj votuesve dhe kandidatëve vazhduan të ndikojnë ndaj zgjedhjeve”, deklaroi për MIA-n, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero. Komisioni kërkon nga autoritetet dhe të gjithë aktorët e përfshirë “në kohë dhe në mënyrë inkluzive dhe efektive të përballen me rekomandimet e mbetura të OSBE/ODIH-së”.

Në pyetjen nëse BE-ja ndjen çfarëdo përgjegjësie për rezultatet zgjedhore dhe dorëheqjen e kryeministrit për shkak të eurointegrimeve të bllokuara, KE-ja të japë përgjigje.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 14:58

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...