Komisioni Kuvendor i Mbrojtjes, përplasje rreth gjendjes së krizës energjetike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:00

Komisioni Kuvendor i Mbrojtjes, përplasje rreth gjendjes së krizës energjetike

Në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes vazhdoi debati për propozim-vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës energjetike në Maqedonisë së Veriut dhe për gjendjen me ngrohjen në Qytetin e Shkupit.

Deputeti i partisë opozitare GROM, Ljupço Prenxhov, tha se nëpërmjet vazhdimit të gjendjes së krizës qeveria vetëm mendon se si t’i pasurojë xhepat e funksionarëve të tyre, përderisa ai vlerësoi se nuk ka plan serioz për përballjen me krizën energjetike.

“Dy nene që këta të shpenzojnë miliarda dhe ju këtë po e kaloni. Nuk mund të kuptoj që gjithçka të politizohet në nivel të politikës ditore, me gjëra serioze. Në treg kaçkavalli është 750 denarë për kilogram, 550 denarë është një kilogram djathë dhie. Qytetarët kanë probleme. Ju vini këtu dhe, nga paratë e qytetarëve, nga taksat e tyre ti shpenzojnë tre kleptomanë. Dhe, ata janë kleptomanë ju e dini atë kemi diskutuar shpesh. Mendoj se kjo është e turpshme.”,- deklaroi deputeti i GROM, Ljupço Prenxhov.

Ndërkohë zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, tha se pikërisht menaxhmenti i kaluar e ka lënë në gjendje të mjerueshme EMV-në. Ai tha se qeveria ka plan konkret për ballafaqimin me krizën energjetik dhe siguroi se qytetarët do të kenë rrymë me çmime jo shumë të shtrenjta.

“Nëse gjithçka operacionalizohet siç duhet, sipas planeve të cilat i kemi sjellë në qeveri, energji elektrike do të ketë në gjithë këtë periudhë jo vetëm deri më 31 dhjetor, për shkak se jeta vazhdon edhe pas 1 janarit, pra do të ketë edhe gjatë dimrit edhe gjatë pranverës deri në prill kur përfundon sezoni i ngrohjes me çmim siç paguajnë tani.”,- theksoi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Duke qenë se nuk e kanë kaluar ende filtrin e komisionit, dy vendimet e propozuara nuk mund të votohen në seancën parlamentare. Këto propozim-vendime u futën në rendin e ditës të seancës së 86 që filloi sot, por pikat e rendit të ditës u anashkaluan. Zgjatja e gjendjes së krizës duhet të votohet më së voni për tetë ditë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 20:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare