Komisioni për Çështjet Historike me Bullgarinë do të emërojë anëtar të ri për të zëvendësuar Gjorgjievin e shkarkuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 22:09

Komisioni për Çështjet Historike me Bullgarinë do të emërojë anëtar të ri për të zëvendësuar Gjorgjievin e shkarkuar

Komisioni për Çështje Historike me Bullgarinë duhet të propozojë një anëtar të ri i cili do të ulet në karrigen e Vanço Gjorgiev, i cili në vend që të jepte dorëheqjen, u shkarkua, përcjell FLAKA.

Skuadra e Maqedonisë ka afat deri më 9 dhjetor, kur është caktuar mbledhja e re, për të zgjedhur një anëtar, që ekipi të jetë i kompletuar në përballjen me historianët nga Bullgaria. Komisioni për Televizionin 24 bën të ditur se anëtarët zgjidhen në bazë të përvojës dhe ekspertizës së tyre.

“Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë – Bashkëkryetari nga pala maqedonase në konsultim me anëtarët e tjerë zgjedh anëtarin i cili më pas i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë si propozim. Deri më sot, nuk është diskutuar për zgjedhjen e një anëtari të ri. Takimi i radhës me ekipin bullgar përgjithësisht është dakorduar të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor, ku do të diskutohen çështjet nga takimet e mëparshme”.

Pas hetimeve, ministri i Jashtëm Osmani tha për “Slloboden Peçat” se pretendimet për presion ndaj Vanço Gjorgiev nuk janë të vërteta dhe se ai ka lejuar që politika të hyjë në mes dy raundeve zgjedhore dhe të komprometojë seriozisht Komisionin.

Në mbledhjen e fundit të historianëve, Vanço Gjorgiev ka deklaruar dorëheqjen për gjoja presione, ndërsa anëtarëve të tjerë të Komisionit u ka thënë që të mos nënshtrohen. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 22:09

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare