Komisioni për financa dhe buxhet vazhdoi debati për buxhetin e vitit 2021

Redaksia
By Redaksia 28 Nëntor, 2020 19:45

Komisioni për financa dhe buxhet vazhdoi debati për buxhetin e vitit 2021

Deputetët e VMRO – DPMNE-së e cilësuan si buxhet joreal, jozhvillimor dhe megalloman. Opozita konsideron se me planifikimet e arkës shtetërore qeveria tenton të bëjë politika të fshehta në pjesën e tatimeve.

“Qeveria dëshiron të tregojë një deficit më të ulët buxhetor duke e fryrë pjesën e të ardhurave, ndërkaq nga ana tjetër ndoshta qeveria planifikon të vendosë tatime të reja dhe të dhëna ose planifikon që të rrisë tatimet ekzistuese. Megjithatë qeveria është e obliguar që këtë ta elaborojë para qytetarëve dhe komunitetit të biznesit që ata të bëjnë planifikimet e tyre”, u shpreh deputeti i VMRO – DPMNE-së, Brane Petrushevski.

Nga LSDM konsiderojnë se qeveria aktuale po zhvillon politika në interes të qytetarëve përfshi këtu edhe tatimet.

“Kjo qeveri solli një pako të masave edhe me ribalancin ku ka lehtësime në pjesën e uljes së obligimeve tatimore, ju nuk i votuat pasiqë nuk deshët. Ja edhe një risi që norma e interesit të dënimeve po ulet dyfish me qëllim që t’u lehtësohet tatim paguesve që të paguajnë tatimet e tyre”, theksoi deputetja e LSDM-së, Daniella Markovska.

madje hodhi poshtë pretendimet se buxheti do të mbushet me shtimin e dënimeve.

“Nuk bëhet fjalë se do të ketë dënime dhes e ato dënime do të mbushin buxhetin e kështu me rradhë. Këtë e hedh poshtë dhe kjo s’do të ndodh. S’do të ketë kurfarë ngarkese të qytetarëve dhe kompanive në vitin 2021”, u shpreh zëvendës ministri i financave Dimitar Kovaçevski.

Dita e tretë e debatit për buxhetin u gërshetua edhe me temën e kontetsit maqedono – bullgar, duke bërë që të jepet një pauzë e punimeve të komsionit. Debati pritet të përmbyllet për dhjetë ditë më pasë të kalojë për votim në seancë plenare./Tvm2

Redaksia
By Redaksia 28 Nëntor, 2020 19:45