Komisioni për mbrojtje dhe siguri i pranoi ndryshimet e ligjit për tubime publike

Komisioni për mbrojtje dhe siguri i pranoi ndryshimet e ligjit për tubime publike

Me shtatë vota “për” Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme e pranoi Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për tubime publike, qëllimi i të cilit është harmonizimi i këtij Ligji me Ligjin për kundërvajtje në sferën e shqiptimit të gjobës.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska duke e elaboruar Propozim-ligjin sqaroi se ndryshimet që duhet Parlamenti t’i miratojë do të thonë ulje të vlerës së gjobave për personat fizikë dhe harmonizim të gjobave për personat juridikë dhe përgjegjës në personat juridikë (tregtarë të vegjël, mikro, të mesëm dhe makro) të cilët nuk do t’i respektojnë dispozitat e Ligjit që kanë t[ bëjnë me organizimin e tubimeve publike.

Ky Propozim-ligj nuk shkakton implikime financiare ndaj Buxhetit të shtetit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Janar, 2020 12:06

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA