Komisioni për Sëmundje Infektive do të hartojë protokoll për ngjarje shtetërore gjatë pandemisë

Komisioni për Sëmundje Infektive do të hartojë protokoll për ngjarje shtetërore gjatë pandemisë

Komisioni për Sëmundje Infektive është angazhuar të hartojë protokoll për organizimin e ngjarjeve shtetërore në vend, gjatë kohës së pandemisë.

Këtë detyrë komisionit ia ka dhënë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme.

Në protokollin e hartuar nga komisioni do të duhet të përfshihen festat dhe pjesëmarrja e delegacioneve shtetërore.

Nga Qeveria sot njoftuan se gjatë festës së Ilindenit në Krushevë do të shkojë delegacion i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, ndërsa do të ketë edhe kremtime në lokacione tjera./Telegrafi/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Korrik, 2020 20:23

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.