“Komitët”, veprimi i Artan Grubit sinjal që shqiptarët kanë të Zot

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 15:29

“Komitët”, veprimi i Artan Grubit sinjal që shqiptarët kanë të Zot

Thirrjet antishqiptare nga ana e tifogrupit “Komitët”, gjatë vikendit në Shkup, ishin sprovë për qasjen e qeverisë së re ndaj kësaj dukurie, shkruan Agjencia e Lajmeve Flaka në editorialin e së martës. 

Reagim eksplicid pas çaste pasi ndodhi rasti, bëri Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, duke u shprehur që: Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”.

Por rasti nuk ngeli vetëm një tentativë deklarative. Të nesërmen në seancë qeveritare zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi rastin e shtroi për diskutim në Qeveri. 

Në seancë u diskutua për incidentin e fundit me gjuhë të urrejtjes të shkaktuar nga një grup tifozësh në Sheshin Maqedonia në Shkup. 

Pas diskutimit, Qeveria miratoi një përfundim për të dënuar ashpër sjelljen e tifozëve që shkakton urrejtje, përçarje dhe intolerancë, mbi baza etnike.

Po ashtu, Ministria e Brendshme po ndërmerr aktivitete të duhura për zbardhjen e krimit, për të cilën do të informojë publikun në përputhje me rrethanat.

Pas reagimit, institucionet u vunë në lëvizje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë marrë masa konkrete ndaj grupit të tifozëve “Komitët”.

“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike”, shprehet Grubi në një status në Fejsbuk. 

“Indoktrinimi i Rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi. 

Ndryshe, gjatë ditës së diel tifogrupi “Komitët” brohoritën thirrjet e zakonshme të tyre kundër shqiptarëve. Redaksia FLAKA 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 15:29