Komiteti i Helsinkut: KSHZ duhet urgjentisht të japë sqarime dhe rekomandime të qarta për përfaqësimin mediatik në zgjedhjet

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:31

Komiteti i Helsinkut: KSHZ duhet urgjentisht të japë sqarime dhe rekomandime të qarta për përfaqësimin mediatik në zgjedhjet

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut, në periudhën e fundit erdhi deri te njohuritë se disa mediume dhe radiodifuzerë për shkak të zbatimit joadekuat të dispozitave të Kodit Zgjedhor nuk do të kenë mundësi të përfshihen në përfaqësimin mediatik të kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në bazë të dokumenteve dhe dispozitave të dorëzuara të Kodit Zgjedhor, Komiteti ka përgatitur mendim juridik për këtë rast. Bëhet fjalë për dispozitat me të cilat ligji i rregullon të drejtat dhe obligimet e mediumeve të cilat janë të interesuara të përfshihen në përfaqësimin mediatik të kandidatëve që marrin pjesë në zgjedhjet dhe si adekuate ta zbatojnë përfaqësimin mediatik në mënyrë të balancuar dhe korrekte.

Fushata zgjedhore është në rrjedhë, ndërsa mundësia e radiodifuzerëve të caktuar, edhe krahas asaj që kanë shprehur interesim të përfshihen në prezantimin mediatik të kandidatëve për zgjedhje të presidentit të RMV-së, u është shkurtuar për shkak të veprimit joadekuat dhe të paqartë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Për shkak të asaj, Komiteti i Helsinkut apelon që KSHZ në afatin e mundshëm më të shpejtë, në mënyrë të qartë, të saktë dhe të padyshimtë të japë sqarime dhe rekomandime për zbatimin e dispozitave të lidhura me përfaqësimin mediatik të kandidatëve gjatë fushatës (nga neni 75 deri në nenin 76d), të japë udhëzime më konkrete që do të thotë obligimin dhe afatin e konfirmuar me nenin 75-q(fq. 3, 4, dhe 5), nëse ai afat është i prerë dhe cialt janë pasojat juridik -konkrete nga lëshimi i atij afati.

Përderisa KSHZ jep mendim se ai afat është i prerë dhe lëshimi i të njëjtit i kufizon radiodifuzerët, të cilët e kanë lëshuar afatin t’i dorëzojnë në kohë çmimoret deri te institucionet kompetente, të marrin pjesë në përfaqësimit mediatik të kandidatëve të këtyre zgjedhjeve presidenciale, duhet për atë të sjellë akt-vendim juridik konkret për çdo radiodifuzer, përkatësisht çdo medium individualisht, që ato të kenë mundësi të kërkojnë mbrojtje adekuate juridike, përkatësisht gjyqësore.

Në të kundërtën, KSHZ mund të veprojë në mënyrë arbitrare, që është në kundërshtim me dispozitat juridike pozitive dhe Kushtetutën e RMV-së.

Analiza jonë e dispozitave adekuate të Kodit Zgjedhor (nga neni 75 në nenin 76-d) e tregon të ardhmen:

Me nenin 75-gj rregullon, përveç kohëzgjatjes së emitimit të programit të paguar politik rregullohet edhe detyra për konfirmim të çmimoreve, publikimi i tyre dhe dorëzimi deri te institucionet kompetente, ndalesa për ndërrim të çmimoreve gjatë fushatës, detyra e mediumeve elektronike (portale) të regjistrohen në regjistrin adekuat, si dhe obligimi i pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore si porositës i reklamimit të paguar politik te radiodifuzerët, mediumet e shtypura dhe elektronike të dorëzojnë media plan për reklamim të paguar politik.

Neni 31 fq. 2 alinea 43-a parashikon obligimi i KSHZ-së t’i publikojë çmimoret e radiodifuzerëve dhe mediumeve të shtypura në faqen e saj të internetit, por nuk është saktësuar nëse ajo ka të bëjë vetëm me ato të cilat në kohë kanë dorëzuar çmimore ose për të gjitha mediumet të cilat kanë dorëzuar çmimore, ndërsa e kanë bërë atë pas afatit të konfirmuar në nenin 75-gj.

Me nenin 76-d sërish rregulloret se për plotësimin e obligimit ligjor të radiodifuzerëve, mediumet elektronike dhe të shtypura, në pjesën e publikimit të reklamimit të paguar politik, mjetet financiare janë siguruar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe se KSHZ nga këto mjete i paguan shpenzimet për reklamimin e publikuar të paguar politik, në bazë të fakturave të dorëzuara me plotësim të media planit dhe raport për shërbimet e realizuara,

Me këtë ligj, para se gjithash, nuk është saktësuar dhe konfirmuar qartë nëse financimi për fushatën zgjedhore mediatike mund të jetë vetëm nga Buxheti i RMV-së dhe përmes KSHZ-së, ose mundet pavarësisht kësaj mënyre të financimit të përfaqësimit mediatik, kandidatët të cilët marrin pjesë në zgjedhjet direkt të lidhin marrëveshje për reklamim të paguar politik me radiodifuzerët dhe mediumet,

Gjithashtu, vendoset obligim për radiodifuzerët, mediumet e shtypura dhe elektronike në afat prej pesë ditësh për konfirmim, publikim përkatësisht dorëzim të çmimoreve për reklamim politik siç është konfirmuar me nenin 75-gj (fq. 3, 4, 5) por më tutje në asnjë dispozitë qartë nuk rregullohet pse është dhënë ai afat, cila është pasoja përderisa i njëjti nuk respektohet, nëse mosrespektimi i atij afati si pasojë do të thotë vetëm bazë për ndëshkim shkelës sipas nenit 181 ose mosrespektimi do të thotë se mediumi i cili nuk ka vepruar sipas asaj dispozite e humb të drejtën megjithatë të marrë pjesë në përfaqësimin mediatik të kandidatëve të cilët marrin pjesë në fushatën zgjedhore. Përderisa lëshimi i këtij afati sjell deri te cila do qoftë pasojë, atëherë institucioni/organi administrativ kompetent duhet të sjellë vendim drejtues adekuat, i cili më tutje do t’i mundësojë radiodifuzerit/mediumit të pakënaqur të kërkojë realizim të të drejtave të tij sipas dispozitave që vlejnë për procedurë drejtuese dhe kontest drejtues përkatësisht mbrojtje gjyqësore.

Kodi zgjedhor, si lex specialis, e paqartë se për ç’farë arsye, aspak nuk e rregullon mbrojtjen juridike në raste të tilla, për shkak se ajo do të thotë se në rast të tillë zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurë të përgjithshme drejtuese dhe Ligji për konteste drejtuese si lex generalis,

Në dispozitat ndëshkuese dhe shkelëse, nga ana tjetër, në nenin 181 është parashikuar gjobë shkelëse nëse radiodifuzerët, mediumet e shtypura dhe elektronike, veprojnë në kundërshtim me nenin 75-gj të KZ. Me nenin 182 sërish parashikohet dënim për shkelje të qëndrimeve konkrete nga ai nen i njëjtë 75-gj, që sjell te pasiguria juridike gjatë interpretimit dhe zbatimit të këtyre neneve.

Me nenin 76-v fq.3 konfirmohet obligimi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale e cila obligohet në afat prej 48 orëve të ngritë procedurë shkelëse kundër radiodifuzerit i cili i ka shkelur dispozitat e këtij kodi, derisa sërish neni 31 fq.4 kompetencë të tillë parasheh edhe për KSHZ-në, megjithatë asnjëra nga dispozitat nuk saktëson se në cilat raste mundet KSHZ përkatësisht ASHMAA të vendosin procedurë shkelëse,

Dhe në fund, njëra nga kompetencat kryesore të KSHZ-së sipas nenit 31 fq.2 alinea 2 të japë udhëzime, sqarime dhe rekomandime për zbatimin e dispozitave të këtij kodi, ndërsa në rastin konkret KSHZ është vonuar për ta bërë atë, edhe pse bëhet fjalë për vendim të ri ligjor i cili për herë të parë në praktikë do të zbatohet në këto zgjedhje.

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 20:31