Kompania Nissan mbyll fabrikën në Barcelonë

Kompania Nissan mbyll fabrikën në Barcelonë

Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Nissan ka vendosur të mbyllë fabrikën e saj në Barcelonë, ku janë të punësuar 3,000 persona, ka njoftuar të enjten Qeveria spanjolle.

Ky vendim ka ardhur pavarësisht përpjekjeve qeveritare për të mbajtur fabrikën të hapur, ka thënë ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya, sipas agjencisë së lajmeve, AFP.

“Neve na vjen keq për këtë vendim të Nissanit për të lënë jo vetëm Spanjën por edhe Evropën, për të koncentruar biznesin në Azi, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të qeverisë për të mbajtur këtë biznes”, ka thënë ajo.

Industria e makinave në Spanjë, është e dyta më e madhe në Bashkimin Evropian pas Gjermanisë.

Qeveria në Madrid ka argumentuar se çmimi i mbylljes së kompanisë Nissan në Barcelonë, diku rreth 1 miliard euro, ka qenë më i lartë sesa investimet që është dashur të bëhen për të vazhduar prodhimin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Maj, 2020 22:52

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.