Kompania simotër e ‘Google’ arrin vlerën një trilion dollarë

Kompania simotër e ‘Google’ arrin vlerën një trilion dollarë

“Alphabet”, kompani simotër e gjigantit të kërkimeve në internet “Google” ka  arritur për herë të parë vlerën prej një trilion dollarësh në treg, duke u bërë kompania e katërt e teknologjisë në ShBA që arrin një nivel të tillë.

Tregu në “Alphabet” është  mbyllur me një rekord prej 1.450 dollarësh për aksion në Bursën e Nju Jorkut, më 16 janar.

Kompanitë tjera mbi këtë nivel janë “Apple”, që tani ka vlerën prej 1.38 trilion dollarësh, dhe “Microsoft” 1.26 trilion dollarë.

“Amazon” ka arritur në mbi një trilion dollarë në shtator të vitit 2018, por që atëherë ka rënë në 930 miliardë dollarë.

“Google”, motori kryesor i kërkimeve në internet, ka prodhuar sistemin e njohur mobil “Android”

Alphabet është formuar si një kompani simotër në vitin 2015 dhe ka një numër njësish të tjera.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 17 Janar, 2020 22:40

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.