Kompania turke “Purpllast” do të hapë fabrikë në Zonën Industriale të Shkupit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 19:17

Kompania turke “Purpllast” do të hapë fabrikë në Zonën Industriale të Shkupit

Kompania turke e industrisë automobilistike “Purpllast”, paralajmëroi investime në Zonën Teknologjike Industriale në Shkup prej 5 milion eurosh dhe 100 punësime të reja. Marrëveshja për blerjen e tokës u nënshkrua në qeveri.

Menaxhuesi i kompanisë tha se fabrika në Shkup do të jetë bazë e prodhimit të pjesëve automobilistike për brende të njohura në tregun evropian. Investimi final do të jetë 12 milion euro.

““Purpllast” eksporton në 38 shtete me 500 të punësuar. Fabrika jonë në Shkup do të jetë kryesore për të gjithë klientët tanë në Evropë, si “Mercedes”, “Skania”, “BMW”, “Fiat” etj. Do të jetë nder për ne ta festojmë 40 vjetorin me hapjen e fabrikës në Shkup”,- tha drejtori ekzekutiv i “Purpllast”, Mehmet Shishmanogllu.

Investitori turk do të jetë furnizues edhe për kompaninë belge “Van Hool”, e cila që moti ka investuar në Maqedoninë e Veriut.

“Më gëzon fakti që furnizuesit e investitorëve aktualë të vendosin që të vijnë në Maqedoni të Veriut dhe pikërisht nga këtu të furnizojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin me investitorët e huaj”,- u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri i Ekonomisë, Bekteshi, ndërkohë informoi se deri në fund të javës Qeveria do ta shpall thirrjen publike për vendosjen e aparateve të gazit në vetura. Në lidhje me masën e ndërrimit të veturave të vjetra me ato të reja, Bekteshi tha se po shqyrtohen disa opsione. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 19:17